Genta le Milotin, lidhet me Bleron ? |
|
|
|
|
Genta Ismaili le Milotin (ish burrin e saj) per Bleron… Mediat ne Kosove kane disa kohe qe po merret per te zbuluar vertetesine e ketij lajmi… |
Thuhet se Genta e ka braktisur Milotin, sepse ky i fundit nuk ka lene kurre asnje rast pa e tradhetuar, dhe nuk eshte se ka preferuar qe gjithmone ne publik te jete perkrah Gentes.
Genta Ismaili, bezdiset nga fansat |
|
|
|
 |
Këngëtarja Genta Ismaili është kthyer në Kosovë pasi ka mbajtur një turne të gjatë koncertesh në Amerikë. |
Bukuroshja ka qenë e pranishme në sfilatën “Dita e Modës së Prishtinës”, e cila u mbajt në kryeqytet. Por ajo nuk është ndier aspak rehat nga fansat e saj, të cilët i kanë kërkuar gjatë gjithë kohës autografe dhe dëshironin të bënin foto me të. Kjo e ka detyruar këngëtaren që të lërë gjithçka në mes dhe të largohet, pas një ore qëndrimi në evenimentin më të rëndësishëm të modës kosovare.
Flitet se gjatë qëndrimit në Amerikë ajo ka lidhur edhe kontratë me MTV për një këngë, që do ta publikojë së afërmi në gjuhën angleze.
Dy këngëtare, një frajer! |
|
|
|
|
Çka kanë të përbashkët Nora Istrefi dhe Adelina Ismajli, përveç faktit se te dyja jane mikesha te mira të Sinan Vllasaliut dhe faktit se të dyja janë këngëtaret më superseksi të Kosovës!? |
Robert Berisha, është lidhja që i bashkon Norën dhe Adelinën. Djaloshi nga Prishtina, muzikanti Robert Berisha, zemërthyeri i vajzave kosovare, ka qenë i dashuri i Adelina Ismajlit, madje ai ka tatuazh në qafë me mbishkrim "ADELINA". Sot ai është i dashuri i Nora Istrefit! Roberti është mik i ngushtë i këngëtarit Sinan Vllasaliut, ku ky i fundit pritet të interpretoj edhe një duet me Norën, ngjajshëm si në kohën kur Roberti dashuronte Adelinën, Sinani këndonte me Adelinën duete. Tani rolet ndërrohen! Rastësi apo strategji? Roberti është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sinan Vllasaliut, duke e shoqëruar atë gjithkund. Tash lind dilema, vallë Adelina dhe Nora, kanë dashuruar dhe dashurojnë Robertin, apo dikë tjetër? Të jetë Sinani urë lidhje e dashuriçkave të muzikantit Robert Berisha? Po ç’bëhet sikur një këngëtare tjetër të futet në cirkun e tandemit ROBERT-SINAN. Të kenë thjesht shije të përbashkët?! Apo Roberti i takon plejadës së “donzhuanëve” modern kosovar?! Këtë nuk mund ta dimë. Ajo për të cilën jemi 100 % të sigurt është se Nora dhe Adelina, dy mikeshat e ngushta, i lidh një frajer.
Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 14 Komente | Lexuar 586
Pas Eurovizionit, nata e mbrëmshme, ka qenë më e rëndësishmja në karrierën e këngëtares Anjeza Shahini. Më në fund, ajo e mbajti premtimin e dhënë, duke publikuar albumin e saj të parë, i cili dje në mbrëmje u prezantua në një nga diskot verore në plazhin e Golemit. Plot 5 vjet që nga hera e parë që u ngjit në skenën e “Ethet e së premtes”, ku edhe u promovua si një ndër artistet më të talentuara, Anjeza sjell me vokalin e saj të fuqishëm 9 këngë, nën siglën “Erdhi momenti”.
Dhe sigurisht që ky ishte momenti i duhur për të sjellë këngë që flasin 100 për qind për dashurinë. “Këngët përmbajnë shumë pak trishtim apo lot dhe pjesa dërrmuese e tyre sjellin pjesën më të bukur të kësaj ndjenje”, është shprehur Anjeza, kthyer me vokalin e saj, emocionet që u ngjalli vite më parë gjithë shqiptarëve, kur u ngjit në skenën e Eurovizion.
Lexo më tepër
Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 9 Komente | Lexuar 810
Disa faqe rrëfimesh, madje disa edhe nga jeta e saj sentimentale, pritet që të zbulojnë së afërmi shumë sekrete të jetës private të Enkit, vajzës bukuroshe, që prej kohësh është lançuar në tregun muzikor edhe si një artiste e talentuar.
Ajo rrëfen për “Panorama Gossip”, se shumë shpejt do të botojë një libër me poezi, një këngë të re të muzikës dance, si dhe shumë projekte të tjera, që do t’i shtojnë dinamikë jetës së saj. Ndërkohë që përsa i takon pushimeve, ajo do të zhvendoset këtë muaj në Brazil për disa ditë relaksi, por siç edhe na pohoi, do të jetë vetëm me disa mikesha të saj, pasi aktualisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, ndërsa ato që fliten, janë vetëm thashetheme.
Lexo më tepër
Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 488
Rezidencat qeveritare: Në dispozicion të politikanëve shqiptarë, mes tyre presidenti dhe kryeministri, janë në dispozicion disa nga vilat dhe rezidencat qeveritare mes të cilave në Dajt, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Pogradec.
Më në fund edhe kryeministri Sali Berisha i është dorëzuar vapës së gushtit. Nëse është deklaruar së fundmi në media se kryeministri nuk bën asnjëherë pushime, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ai duket se ka gjetur pakëz kohë të lirë për t’u kredhur në ujërat e ftohta të detit Jon, pikërisht pak metra poshtë rezidencës qeveritare në Dhërmi, ku ka qenë në fundjavë nën shoqërinë e familjes së tij. Berisha është freskuar në det, madje ka kaluar minuta të tëra në ujin e kripur, duke zbuluar kështu edhe një tjetër pasion të fshehur, atë të sportit të notit.
Por, nëse aty përqark nuk duhet të ishte i pranishëm askush, përveç një barke shoqëruese që i qëndron gjatë gjithë kohës nga afër. Por duket se një foto, origjina e së cilës nuk dihet ende ka fiksuar momentet verore të kryeministrit, madje edhe teksa ai ka qenë duke buzëqeshur përpara objektivit. Një buzëqeshje që nuk është shtrënguar as nga kripësia e detit, ndoshta për të pozuar ashtu siç ndodh ngado, me kolegët e tjerë të politikës në të gjithë Evropën dhe më gjerë, zakonisht para paparacëve.
Lexo më tepër
Postuar në August 5, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 16 Komente | Lexuar 1,342
Ky sezon për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, ka qenë më i tensionuar për shkak të punëve të shumta, por edhe tejet i lumtur. Tani që biznesi i tyre është konsoliduar, ata më në fund kanë vendosur që përpos impenjimeve të ceremonive të shumta, të mendojnë edhe për strehën e tyre të dashurisë. Pikërisht, një çati, ku në darkë të shijojnë momentet e relaksit.
Madje, ata kanë mundur të finalizojnë ëndrrën e tyre, të kenë një shtëpi të tyren, e cila madje është arreduar sipas shijeve. Apartamenti, ndodhet pak hapa larg zyrave të “Ami Special Events”. Tani, që arredimi ka përfunduar totalisht, sapo gjejnë kohën e lirë, që të dy frymën e mbajnë nën strehën e dashurisë.
Lexo më tepër
Postuar në August 5, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 29 Komente | Lexuar 1,142
Fillimisht u zgjodh shoqëruesja e parë e “Miss Kosova”, ndërsa më pas shoqëruesja e dytë e “Miss Shqipëria”, ndërsa tani do të përfaqësojë Kosovën në evenimentin më të rëndësishëm të bukurisë evropiane.
Bëhet fjalë për Arta Kamberin, emri i së cilës është zyrtarizuar së fundmi për të përfaqësuar Kosovën si shtet, për herë të parë pas pavarësisë.
Lexo më tepër
Postuar në August 4, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 11 Komente | Lexuar 913
Janë mike të mira, dhe që të dyja bashkë kanë arritur të kapin tregun e koncerteve të verës. Janë Orinda Huta dhe Rezarta Shkurta, që mesa duket janë në momentin e tyre më të mirë, pasi këtë verë kanë pasur oferta të shpeshta, për koncerte në gjithë bregdetin e jugut, Kosovë dhe qytete të tjera jashtë vendit.
Thuhet se dy vajzat arrijnë të marrin për një koncert 1000-1500 euro, ndërsa limiti që mund t’i vendosin një menaxheri koncertesh për të pranuar ftesën, nuk zbret poshtë 800 euro. Dhe edhe pse ende nuk kanë filluar koncertet e muajit gusht, ku frekuentimi i zonave të plazhit arrin kulmin, dy këngëtaret bionde i kanë kapur 30 mijë euro secila deri tani.
Lexo më tepër
Postuar në August 4, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 20 Komente | Lexuar 513
Pushime të nxehta në Karaibe, do të jenë vërtet çlodhëse për Arbana Osmanin, e cila kaloi një vit goxha të lodhshëm, ndërsa drejtoi “reality show” “Big Brother”.
Tashmë që po përgatitet me përzgjedhjet e vajzave në “Super model of the World”, Arbana Osmani ka vendosur të pushojë pak, për të rimarrë forcat. Dhe kur të kthehet e pret puna për spektaklin “Super model of the World”.
Burimi: Gazeta Panorama
Thashetheme ViP
Postuar në August 4, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 20 Komente | Lexuar 1,555
Është e bukur, e talentuar dhe e famshme…
Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl). Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët.
Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. Ajo do të bënte dhe një koncert në kryeqytet, një në Durrës dhe një në Elbasan, së bashku me grupin “Preluders”, lidere e së cilës ishte. Muzikali “Chicago” ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme në jetën e saj profesionale, që e lidhi akoma më tepër më skenën shqiptare.
Lexo më tepër
Postuar në August 1, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 82 Komente | Lexuar 2,913
Në videoklipin e ri të këngëtarit kosovar, Blero, krahas një modeleje nga Maqedonia, është paraqitur edhe “Miss Kosova 2006”, Besa Gashi. Bukuroshja në fjalë kohët e fundit ka qenë shoqëruesja e Bleros në çdo eveniment, madje edhe në “Videofest”.
Këngëtari dhe bukuroshja shpeshherë kanë qenë protagonistë të shkrimeve të shumta në mediat e shkruara, për një lidhje të mundshme mes tyre. Ata vazhdimisht kanë deklaruar se, në mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri.
Lexo më tepër
Postuar në August 1, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 27 Komente | Lexuar 2,166
Tani për tani album të ri nuk do ketë, por një videoklip tjetër me siguri që mund t’ua premtoj. Por gjithashtu në mendjen time kam shumë projekte që dua t’i realizoj, por nuk do zbuloj asgjë…
Për momentin ajo është duke punuar, duke udhëtuar nga Maqedonia në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, për të dhënë koncerte, por shumë shpejt do të kthehet me një videoklip të ri, ndërkohë që po punon edhe për albumin e saj, të cilin nuk e premton se kur do të jetë gati.
Në një intervistë shumë blic ajo rrëfen të gjitha manitë dhe sekretet që bën në jetën e përditshme, çmenduritë e jetës private dhe të gjitha detajet që e bëjnë gjithmonë të jetë shumë “cool” dhe e pëlqyer nga publiku. Ajo preferon të ketë të njëjtin shëndet dhe imazh që ka aktualisht, ndryshe nuk do të quhej më Big Mama.
Lexo më tepër
Postuar në July 29, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 50 Komente | Lexuar 3,509
Tani ata janë të famshëm dhe si të gjithë njerëzit e famshëm, kanë edhe një çmim. Një mijë euro për person i kanë ofruar menaxherët për të qenë prezent në disa disko në Kosovë. Tashmë dashuria që ka publiku kosovar për ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother” u konfirmua gjatë udhëtimit të tyre të parë në Kosovë kur Besarta i kishte ftuar për 20-vjetorin e lindjes.
Në çdo disko që ata frekuentonin, kishte rreth 4000 vetë, të gjithë fansa të programit të famshëm të cilët nuk donin t’iu shpëtonte ky rast pa iu marrë të rinjve një autograf ose edhe një foto si kujtim. Ndërsa këtë të enjte, nën kujdesin e Ilir Gecit, menaxher i njohur në Kosovë, por edhe të Ben Tenollit, menaxherit të disa ish-banorëve, ata kanë udhëtuar përsëri drejt Kosovës.
Lexo më tepër
Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 16 Komente | Lexuar 769
Eshtë kthyer sërish në Tiranë. Këtë herë me flokë të prera shkurt në ngjyrë të kuqe dhe sërish elegante. Por më e rëndësishmja me një këngë të sapo përfunduar nga kompozitori i njohur Ardit Gjebrea.
Pas qëndrimit për pak ditë ajo do të niset në Budva për të bërë pushimet me prindërit, dhe me motrën më të vogël, me të cilën jetojnë bashkë në Amerikë. Por tani jo vetëm pushime, pasi të shohësh Aurelën tani në rrugët e Tiranës, nuk përbën më ndonjë çudi.
Lexo më tepër
Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 21 Komente | Lexuar 921
Vokali potent i Leonora Poloskës pritet të dëgjohet sërish këtë stinë, me dy këngë dhe videoklipe të reja, si dhe një album të ri që pritet të jetë gati në fillim të vjeshtës.
Këngëtarja pohon se për momentin nuk ka një lidhje dashurore, rrëfen se nuk ka qenë ndonjëherë e dashura e Bleros, madje sqaron se mes tyre ka pasur vetëm një bashkëpunim dhe asgjë tjetër. Ndërkohë, gjatë sezonit të verës ajo do të këndojë në brigjet e Ulqinit, por nuk ka planifikuar asgjë tjetër për t’u relaksuar, deri në hedhjen në treg të albumit të saj, që pritet ta sjellë atë krejt ndryshe.
Lexo më tepër
Postuar në July 29, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 44 Komente | Lexuar 1,027
Nëse mendoni se Adelina Ismajli, po kalon një pauzë, e keni gabim, pasi diva e muzikës pritet që të shfaqet sërish në skenën muzikore, me një projekt të ri, këtë herë në Tiranë. Këngëtarja kosovare ka paralajmëruar se do të rikthehet në koncerte gjatë muajit shtator. “Kam planifikuar një koncert në Shqipëri, një tjetër në Kosovë dhe një në Ulqin, gjatë muajve të verës dhe asnjë më shumë. Ndërkaq, turneu im do të nisë nëpër Evropë gjatë muajit shtator”, ka thënë Adelina.
Por jo vetëm kaq, ajo ka premtuar se deri në fillim të vjeshtës do të ofrojë edhe surpriza të tjera për fansat e saj. Pritet që disa këngë të reja dhe një videoklip të përgatiten për t’u bërë publike gjatë muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator, ka deklaruar këngëtarja, pa dhënë detaje të tjera të projekteve të saj. Adelina ka treguar gjithashtu me mjaft entuziazëm pjesëmarrjen në natën finale të “Big Brother”, por duket se atë e joshin këto lloj spektaklesh, por duke i ndjekur ato nga ekrani, kurrsesi për të qenë protagoniste